Rita Ora nesër ka ditëlindjen, ja sa vjet i mbush

  • 25 November 2019 - 14:04
Rita Ora nesër ka ditëlindjen, ja sa vjet i mbush

Nesër është dita e saj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nesër feston ditëlindjen.

Por, a e dini sa vjet i mbush Rita? Nëse nuk e keni ditur, Rita nesër do i bëjë 29 vjet.

E për ditëlindjen e saj nuk ka munguar as urimi i motrës së saj Elena, edhe pse një ditë para ditëlindjes.

Elena, ka zgjedhur t’ia uroj motrës ditëlindjen me një fotografi kur ato kanë qenë të vogla.

Pa dyshim, që të dyja si fëmijë janë dukur shumë simpatike dhe të bukura.

Motra i ka uruar Ritës një ditë relaksues dhe duke i thënë se e do shumë.

Vlen të cekët se, Rita është një ndër këngëtaret shqiptare botërore më të njohura dhe mjaft e kërkuar në tregun muzikor në të gjithë botën.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Happy birthday @ritaora ë have the best most relaxing day. We love you sooo much ë

A post shared by Elena Ora (@elenaora) on

(Kosova Sot Online)