E akuzuan për kopjim të këngës, reagon Capital T

  • 26 November 2019 - 12:46
E akuzuan për kopjim të këngës, reagon Capital T

Kënga e fundit e publikuar nga Capital T “Akull” u prit mjaft mirë, ashtu si çdo projekt i reperit.

Mirëpo kënga është bllokuar nga ‘Youtube’ për shkak se akuzohet për kopjim nga kënga “Galliyan”, kolonë zanore e filmit të “Bollywood-it”, “Ek Villain”.

Edhe ndjekësit ja vunë në dukje këtë detaj.

Capital T është shprehur se nuk e dinte këtë, por ka qenë producenti ai që ka p?rdorur një fragment të filmit.

Ai madje u shpreh se kënga, pasi të ndryshohet ajo pjesë,  do të rikthehet shumë shpejt në ‘Youtube’ dhe platforma të tjera.

(Kosova Sot Online)