Këto janë lutjet e artistëve tanë pas tragjedisë në Shqipëri

  • 26 November 2019 - 22:00
Këto janë lutjet e artistëve tanë pas tragjedisë në Shqipëri

Përmes rrjeteve sociale artistët shqiptarë kanë shprehur dhimbjen që po e përjetojnë, për banorët e vendeve të prekura nga tërmetet, që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Shqipërinë mëmë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një deklaratë lidhur me tërmetin e fuqishëm që goditi sot Shqipërinë dhe që deri tani ka shkaktuar 22 viktima.

Në vijim mund t'i lexoni disa nga lutjet e të famshmëve tanë, që i kanë shprehur përmes rrjeteve sociale...

Adelina Ismaili

Me ty zemra ime Shqipëri

Shkurte Fejza
 
Sot jemi të gjithë shqiptarët me shpirt e zemër me Durrësin

Ilir Shaqiri

Njësoj dhemb çdo gisht i dorës...

SHQIPËRI ZEMRA IME!

 

Besjana Mehmedi

Të mbyllësh ditën me lumturinë e fëmijëve dhe festën më të madhe të këngës në Kërçovë dhe të zgjohesh nga trishtimi i një termeti që ka marrë jetë të qindra vëllezërve e motrave, në mesin e tyre edhe fëmijë......Zot, ruaje Shqipërinë dhe shqiptarët!
Jepna forcë që të tejkalojmë këtë mallkim me sa më pak viktima.....

Shkodran Tolaj

Me ty Shqipëri

Manjola Nallbani

Tërmeti ka goditur Shqipërinë dhe ka shkaktuar viktima dhe dëme të shumta.
Në këtë ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë shqiptarët tonë të prekur nga tërmeti!

Vesa Luma

Lutemi per ju

Elvana Gjata

Këto janë momentet kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, të duam e të ndihmojmë njëri tjetrin, të jemi pranë atyre që hidhërimin e mbrëmjes së kaluar do ta kujtojnë gjatë gjithë jetës.

Eliza Hoxha

Lutemi për Shqipërinë! 

Adelina Thaçi

Me ty Shqipni, me ju miqte e mi!

Ghetto Geasy

Shume veshtire me e harru kete perjetim te sotit 
Zoti na ruajte jemi N’Dore te Zotit

Shkumbin Ismaili

Zoti i ruajt gjithe Shqiptarët kudo që janë! Ngushllime familjeve qe humben me te dashurit ne kete tragjedi! 

Besa Kokëdhima

A jeni mirë? Keni nevojë për ndihmë? Lutem për të gjithë të lënduarit veçanërisht qytetarët e Durrësit. Nëse keni mundësi të qëndroni në ambiente të sigurta, do ju lutesha ta bëni. Uroj që kjo ndodhi e tmerrshme të kalojë me sa më pak dhimbje e dëmtime pa fatalitete në jetë njerëzish. Solidaritet”.

Mimoza Mustafa

Lutjet tona janë me ju Shqipëria ime e bukur

Lora Braha

Kur dridhesh ti
Ne s'bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh

Vjosa Emini

Jemi një, mes vëllezërve dhe motrave gëzimi dhe dhimbja janë të përbashkëta, unë, bashkëndiej me vëllezërit dhe motrat tona në Shqiperi!

Lindita Halimi

“O Zot! A jeni mire? Sapo mora vesh për tërmetin! Jam këtu, e gatshme për ju ne çfarëdo lloj ndihme, ndonëse s’ndodhem aty personalisht! Lutem Per Ju”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Çiljeta Xhilaga

ZOTI na meshiroftë te gjitheve

Eni Koçi

“Uroj të jeni mirë të gjithë”.

Genc Prelvukaj

“Me ty Shqipëri”.

Mima Kastrati

Lutemi për ju, ngushëllime të gjitha familjeve që humbën të afërmit e tyre

Shqipe Kastrati

Lutemi për Shqipninë

Gjyle Qollaku

Lutemi për ju, ngushëllime të gjitha familjeve që humbën të afërmit e tyre

Zyber Avdiu

O Zot ruaji Vellezêrit dhe Motrat tona ne ket ditë tmerri ....

Albulena Ukaj

Termet i fuqishem zot na fal 

Beatrix Ramosaj

“O zot ndihmoi këta njerëz”.

Albana Azizi

Po lutemi të gjithë për Shqipërinë tonë , shpresojmë shumë të ketë sa më pak viktima.
Me mendje e zemër jemi afër atyre që sot humbën më të dashurit e tyre.
Së bashku me ju po përballojmë pasojat e tërmetit fatal!

Luana Vjollca

Në këtë ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë shqiptarët tonë të prekur nga tërmeti! 


(Kosova Sot Online)