Elvana Gjata: Këto janë momentet kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar

  • 26 November 2019 - 21:20
Elvana Gjata: Këto janë momentet kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar

Pas tragjedisë që ndodhi si pasojë e tërmetit në Shqipëri, ku deri më tani raportohen rreth 21 persona të vdekur, përmes rrjeteve sociale ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Këto janë momentet kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, të duam e të ndihmojmë njëri tjetrin, të jemi pranë atyre që hidhërimin e mbrëmjes së kaluar do ta kujtojnë gjatë gjithë jetës. #prayforalbania“, ka shkruar Gjata. 

(Kosova Sot Online)