Pro Band dhe Ganja anulojnë mbrëmjet muzikore për 28 Nëntor

  • 27 November 2019 - 20:29
Pro Band dhe Ganja anulojnë  mbrëmjet muzikore për 28 Nëntor

Në shenjë solidarizimi për shqiptarët që përjetuan tërmetin, ku për pasojë deri më tani janë shënuar 30 viktima, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Shumë këngëtar shqiptar i kanë anuluar mbrëmjet muzikore me rastin e 28 Nëntorit.

Në këtë mes janë edhe grupi i njohur Pro Band dhe këngëtarja poashtu e njohur Ganimete Abazi - Ganja, të cilët i kanë anuluar dy mbrëmje muzikore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë frontmeni i grupit Pro Band, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Image


(Kosova Sot Online)