Diva Adelina Ismaili: E bukura Shqipëri, ditën e flamurit ta pafsha çdo ditë më të lumtur sesa sot

  • 28 November 2019 - 15:21
Diva Adelina Ismaili: E bukura Shqipëri, ditën e flamurit ta pafsha çdo ditë më të lumtur sesa sot

Mbretëresha e të gjitha kohërave në muzikën shqiptare Adelina Ismaili, me rastin e 107 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Shqipërisë, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi me flamurin kuq e zi, Adelina duke bashkëndjerë me dhimbjen me të cilën po përballen të prekurit nga tërmeti, ka shkruar:

E bukura Shqipëri. Ditën e flamurit ta pafsha çdo ditë më të lumtur sesa sot. Për ty, deri në përjetësi.

Image

(Kosova Sot Online)