E thotë Genci: Donacioni i dhënë në vlerë prej 1.5 milionëve ështe nga populli dhe jo nga kjo kompani

  • 28 November 2019 - 22:00
E thotë Genci: Donacioni i dhënë në vlerë prej 1.5 milionëve ështe nga populli dhe jo nga kjo kompani

Në ndihmë ndaj të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, janë solidarizuar edhe shumë biznismenë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Donacioni i dhënë së fundmi nga biznismeni Shefqet Kastarti konkretisht kompania e tij "Kastrati Group" në vlerë prej 1.5 milionëve, sipas rep artistit Genc Prelvukaj, është donacion i dhënë nga populli, duke i parashtruar edhe arsyet se pse e thotë një gjë të tillë.

E për t'i mësuar se cilat janë ato, ne ju ftojmë ta lexoni postimin e plotë në vijim, pa ndërhyrjen e redaksisë...

 

Te kuptohemi drejte :

Merreni si te doni, por donacioni i dhene ne vlere prej 1.5 Milioneve nga Kastrati Group, eshte donacion i bere nga populli dhe jo nga kjo ndermarrje biznesore.

Ja pse :

1. Jane njerezit ne Shqiperi qe e paguajne naften me te shtrenjte ne Ballkan ne mos me gjere.

2. Jane shqiptaret qe e paguajne taksen rrugore me te shtrenjten ne bote per numrin e kilometrave te shfrytezuara (ne autostraden e kombit)

Si konkludim, eshte lekura jone qe ka paguar kete cmim, por te tjeret duan te na i marrin kreditet.

P.S. Te pakten mire qe na kthyen nje pjese te lekeve. Per kete gje faleminderit.

Image

(Kosova Sot Online)