Këngëtarët shqiptarë, që anuluan koncertet pas tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri

  • 29 November 2019 - 17:48
Këngëtarët shqiptarë, që anuluan koncertet pas tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri

Festat çdoherë janë të mbushura me mbrëmje muzikore për ta.

Shumë këngëtarë për 28 nëntor kanë qenë të aranzhuar në klube nate, në vend e në Diasporë.

Por, tërmeti që ndodhi para datës 28, ku deri më tani la të vdekur 50 persona e shumë të tjerë të lënduar, ka bërë që shumë këngëtarë t’i ndërpresin këto mbrëmje muzikore, duke mos i mbajtur në shenjë solidarizimi me viktimat.

Adelina Berisha, Barbana Dini, Majk, Mentor Kurtishi, Kida e Korab Shaqiri janë disa nga këta emra që kanë anuluar mbrëmjet muzikore të parapara për ditën e Flamurit.

Ndërkaq, ka pasur artistë që kanë mbajtur mbrëmje muzikore, por, të hollat më pas i kanë dedikuar për të prekurit nga tërmeti, siç është Fifi..

(Kosova Sot Online)