Sa e këndshme u dukë Rita për ditëlindje

  • 29 November 2019 - 22:22
Sa e këndshme u dukë Rita për ditëlindje

Rita Ora para tri dite ka festuar ditëlindjen e saj të 29-të. Këngëtarja ka postuar një set fotografik ku duket tepër simpatike në këto foto

Ditëlindja e saj ra pak në hije për shkak të tërmetit në Shqipëri.

E pas kësaj, Rita nuk e ka ndal festën por në një moment ajo ka treguar se si e ka festuar këtë ditëlindje.

Me një tullumbace të kuqe dhe me disa bizhuteri të shtrenjta në duar Rita ka falënderuar të gjithë ata që e uruan për ditëlindje.

Kujtojmë se dje Rita shkroi një status në Facebook ku tha se do të rindërtoj shtëpinë e familjes Cara, të mbijetuarit e kësaj tragjedie por nuk përjashtoi edhe ndërtimin e disa shtëpive të tjera.

(Kosova Sot Online)