“Don’t Start Now” nga Dua Lipa në listën e 10 këngëve më të mira të vitit 2019

  • 30 November 2019 - 11:42
“Don’t Start Now” nga Dua Lipa në listën e 10 këngëve më të mira të vitit 2019

Revista “Time” e ka renditur këngën e Dua Lipës në mesin e më të mirave të këtij viti.

2019 ishte një vit trazirash në botën e muzikës pop, me zëra të rinj që ngriheshin në pah përmes rrugëve të papritura, shkruan Time. 

Zërat e rinj pretentonin të merrnin vëmendje, ndërsa disa nga emrat më të mëdhenj të pop-it, nga charli XCX deri te Dua Lipa, vazhduan të ishin të parezistueshme.

Këtu janë këngët më të mira të vitit 2019 nga “Time”.

10. “Crowded Table,” The Highwomen

9. “Simmer,” Mahalia ft. Burna Boy

8. “So Hot You’re Hurting My Feelings,” Caroline Polachek

7. “Too Much,” Carly Rae Jepsen

6. “Crime Pays,” Freddie Gibbs & Madlib

5. “Don’t Start Now,” Dua Lipa

4. “Juice,” Lizzo

3. “Welcome to the Party,” Pop Smoke

2. “Con Altura,” Rosalía x J Balvin

1. “Old Town Road,” Lil Nas XMe albumin e saj debutues në vitin 2017, Dua Lipa e vendosi veten si yll në ngritje në krye të tabelave të pop-it.

Ndërsa, me “Don’t Start Now”, ajo e dëshmoi se ka diçka për të shtuar në këtë bisedë.  Emri i Duas u bë i fuqishëm pas publikimit të “New Rules. 

(Kosova Sot Online)