Pas ilaçeve, kjo është ndihma e radhës nga Morena Taraku për familjet e prekura nga tërmeti

  • 30 November 2019 - 13:12
Pas ilaçeve, kjo është ndihma e radhës nga Morena Taraku për familjet e prekura nga tërmeti

Për tërmetin e fuqishëm në Shqipëri një kontribut të madh është duke e dhënë edhe këngëtarja e modelja e njohur nga Peja, Morena Taraku.

Bukuroshja, e cila prej kohësh jeton dhe vepron në Turqi, në vazhdimësi po i bën thirrje ndjekësve të saj për të kontribuuar, gjë të cilën e ka bërë edhe vetë.

Ajo së fundi shkruajti një status ku bëri të ditur se ka nisur tri tenda për në Shqipëri.

Po ashtu, përveç këtyre, këngëtarja dërgoi edhe pelena për fëmijët, ndërsa kërkon që ta kontaktojnë kushdo që ka nevojë për ndihmë.

(Kosova Sot Online)