Rita Ora mban fjalën menjëherë, nis rindërtimi i shtëpisë së famlijes së prekur nga tërmeti

  • 01 December 2019 - 13:23
Rita Ora mban fjalën menjëherë, nis rindërtimi i shtëpisë së famlijes së prekur nga tërmeti

Gjashtë pjesëtarët e familjes Sala u prekën rëndë nga lëkundjet e forta të tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit. Familja Sala jeton në fshatin Pinar të Tiranës dhe banesa e saj iu shemb nga lëkundja e fortë.

Ata u vizituan nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u dha lajmin e mirë të rindërtimit të shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti falë kontributit personal të këngëtares me famë botërore, me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Kjo e fundit iu përgjigj në kohë rekord thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar një familje me ndërtimin e shtëpisë së re brenda Vitit të Ri.

“Gëzuar ditën e flamurit, Shqipëri. Gjatë ditëlindjes sime dhe në ditët e fundit, jam menduar se cila do të ishte gjëja e duhur për të bërë.

Bashkë me Erion Veliajn vendosëm të zgjedhim një familje të cilën ta sponsorizojmë e t’i ndërtojmë shtëpinë që i është shkatërruar nga tërmetet në Shqipëri.

I sugjeroj kujtdo që ka mundësinë, të gjejë një familje ose një shoqatë bamirësie, një mënyrë për të ndihmuar me rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe.

E para që zgjodha është familja Sala. Do ta ndjekim ecurinë e kësaj pune që të ketë dhe familje të tjera që të marrin të njëjtën ndihmë. Ju lutem, klikoni në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë dhe ju. Lutjet e mia dhe dashuria ime shkojnë drejt atyre që janë prekur. Me dashuri, Rita””, shkruante Ora më herët në një postim në “Instagram”.

Ndërkohë sot, Rita ka ripostuar një foto të Veliaj teksa takon falimjarët Sala. “Rita Ora e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit gocë”, shkruan kryebashkiaku.

(Kosova Sot Online)