Stresi në mbështetje të njerëzve në nevojë: Shtëpi për shtëpi derisa…

  • 02 December 2019 - 12:55
Stresi në mbështetje të njerëzve në nevojë: Shtëpi për shtëpi derisa…

Stresi ka qenë ndër artistët e parë i cili ka dalë menjëherë në terren për t’i ndihmuar të gjithë të dëmtuarit e tërmetit.

Reperi ka ndarë pamje të ndryshme në llogarinë e tij në ‘Instagram’ nga vende të ndryshme ku ka pasur banesa të dëmtuara dhe njerëz të cilët këto ditë janë vendosur në çadra.

Pak më parë artisti ka ndarë disa pamje të tjera, ku shfaqet duke takuar nga afër njerëzit në nevojë e duke premtuar se do i gjendet pranë për çdo problem.
“Shtëpi për shtëpi live derisa t’ju japim një përgjigje serioze. Nëse deri tani askush nuk ju ka ardhur do mundohemi ta gjejmë ne zgjidhjen me kompanitë e ndërtimit”, ka shkruar reperi në postimet e tij në rrjetet sociale.
Siç duket Stresi është i vendosur për t’i shkuar deri në fund nismës së tij, duke ju gjendur pranë gjithë njerëzve në vështirësi këto ditë.

(Kosova Sot Online)