Flori Mumajesi i fton të gjithë të mos mungojnë në këtë datë: Bashkë si një grusht mundemi…

  • 02 December 2019 - 13:33
Flori Mumajesi i fton të gjithë të mos mungojnë në këtë datë: Bashkë si një grusht mundemi…

Flori Mumajesi i është bashkuar nismës ‘Këndo për të ndërtuar’ këtë vit në ‘Kënga Magjike’. Kantautori ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ një postim ku ka treguar se të gjithë bashkë mund të bëjnë diçka.

“Nata e parë, bashkë me të gjithë artistët këndojmë për të ndërtuar. Të gjithë bashkë si një grusht mundemi, për më tepër me muzikë. Ejani për të ndërtuar dhe ta zhdukim energjinë negative që ndonjëherë ja mbjellim vetë vetes dhe tokës. Mundemi, për më tepër me muzikë”, ka shkruar Mumajesi në rrjetet sociale.

Njëjtë si të gjithë artistët e tjerë edhe Flori i ka bërë thirrje të gjithëve për t’u bashkuar në këtë kauzë kaq të rëndësishme.

Në ‘Kënga Magjike 2019’ do të performojnë emrat më të njohur të muzikës shqiptare, të cilët kësaj here janë bërë bashkë për t’i ardhur në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë.

 

(Kosova Sot Online)