Bebe Rexha përjeton momentin më të frikshëm gjatë udhëtimit në Shqipëri: Nuk e di sa do përballoj

  • 02 December 2019 - 14:39
Bebe Rexha përjeton momentin më të frikshëm gjatë udhëtimit në Shqipëri: Nuk e di sa do përballoj

Ditën e djeshme Bebe Rexha njoftoi se do të nisej drejt Shqipërisë bashkë me babain e saj për t’ju ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti. Këngëtarja me famë botërore tregoi se kishte mbushur dy valixhe të mëdha me karamele, për t’ua dhuruar fëmijëve që janë të rënduar psikologjikisht pas tërmetit shkatërrimtar. Por siç duket udhëtimi drejt Shqipërisë nuk ka shkuar shumë mirë, pasi ajo ka përjetuar një turbulencë në avion. Këngëtarja ka treguar se ky ka qenë një moment shumë i frikshëm dhe nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e saj. “Turbulenca më e keqe që kam kaluar për një kohë të gjatë. Oh Zot. Nuk e di sa shumë mund të përballoj”, ka shkruar Bebe në një postim në ‘Instagram’.

Këngëtarja e njohur ka mbledhur donacione për familjet, që u prekën më shumë nga tërmeti dhe ka thënë se do e vizitoj vetë vendin që mediat e huaja t’i kushtojnë më shumë vemendje kësaj ngjarje që ka tronditur gjithë Shqipërinë.

(Kosova Sot Online)