'Për ty Shqipëri' - koncert humanitar me datën 8 Dhjetor

  • 02 December 2019 - 16:00
'Për ty Shqipëri' - koncert humanitar me datën 8 Dhjetor

Të Dielën me datë 8 Dhjetor në Zvicër, duke filluar nga ora 14 do të organizohet koncert humanitar për t'iu ndihmuar të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Shkurte Fejza, Miranda Hashani, Manjola Nallbani, Kastriot Tusha, Nikoll Nikprelaj, Çun Lajçi, Mentor Mushkolaj, janë disa nga emrat e edtradës shqiptare që do këndojnë në këtë koncert.

Të gjitha kontributet e mbledhura në këtë koncert do të publikohen dhe do të shkojnë në ndihmë të familjeve Lala, Cara dhe Abazi.

Image


(Kosova Sot Online)