Shqiptarët e presin me portokaj Bebe Rexhën, zgjedh familjen e parë për t’i ndërtuar shtëpinë

  • 02 December 2019 - 17:33
Shqiptarët e presin me portokaj Bebe Rexhën, zgjedh familjen e parë për t’i ndërtuar shtëpinë

Bebe Rexha ka arritur sot në Shqipëri për të parë nga afër gjendjen pas tërmeteve.

Këngëtarja Bebe Rexha është pritur sot nga shumë njerëz që nga arritja në aeroport.

Ajo madje ka marrë nga banorët e fshatit Bubq të prekur nga tërmeti edhe disa portokaj si dhuratë dhe si shenjë falënderimi që ka ardhur ta shohë gjendjen dhe t’i ndihmojë ata pas tërmeteve, pasi, sipas saj, kjo ishte e gjitha që ata mund t’i dhuronin.

Image

Përmes disa storieve në Instagram, Bebe ka treguar për gjithë udhëtimin e saj, ndërsa ka zbuluar se familja e parë të cilëve do iu ndërtojnë shtëpinë është familja Musa nga Bubqi.

Këngëtarja ka folur sot edhe për medisa, sapo ka mbërritur në Shqipëri, ku ka thën se ajo do të kthehet prap për t’u siguruar se familjarët po marrin ndihmat dhe se paratë po shkojnë në vendin e duhur.

“Nuk jam e lumtur që kam ardhur në Shqipëri në këto rrethana por jam e lumtur që mund t’i ndihmoj njerëzit e mi. Kjo është shumë me rëndësi për mua”, ka thënë Bebe për media sapo ka arritur.

(Kosova Sot Online)