U tha që këngëtarët e Shqipërisë s’po ndihmojnë pas tërmetit, reagon Miriam Cani

  • 03 dhjetor 2019 - 08:32
U tha që këngëtarët e Shqipërisë s’po ndihmojnë pas tërmetit, reagon Miriam Cani

Shumica e këngëtarëve të Shqipërisë ishin në thumb të kritikave pasi që nuk ishin parë në vendin e ngjarjes me të rënë tragjedia që kaploi mëngjesin e 26 nëntorit në Durrës të Shqipërisë

Reagime të shumta, por edhe donacione të këngëtarëve të estradës kosovare janë parë për një javë, e madje janë përmendur edhe shuma të ndryshme e që ende nuk është vërtetuar se a kanë shkuar në fondin e qeverisë shqiptare.

Por, pas një kohe, ajo që ka reaguar është Miriam Cani e cila në një postim të saj në Instagram ka thënë se edhe ata kanë ndihmuar më shumë se 200 familje, por për dallim nga të tjerët, këtë e kanë bërë në heshtje.

“Jam e lumtur që kemi arritur t’ju vijmë sado pak në ndihme rreth 200 personave të prekur nga tërmeti të cilet janë strehuar në kompleksin e kishës ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës. Në këto ditë të vështira si shumë të tjerë, ata kanë nevoje për çdo lloj suporti material apo financiar. Çdokush që dëshiron të kontribuoj në vazhdim për ato familje mund t’i drejtohet direkt kishës apo këtij numër kontakti: +355 67 201 4591”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.

Ajo ka shtuar se “përveç ndihmave bazike dhe jetësore duhet të ndihmohet edhe shpirtërisht.

“Ashtu siç ushqehet dhe ngrohet trupi, ashtu dhe shpirti ka nevoje për ushqim e ngrohtësi”.

Tutje ajo ka folur edhe për atë se pse ata nuk janë ekspozuar shumë, ashtu sikurse kanë bërë të tjerët.

“Ndoshta prej natyreës unë dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar, por në heshtje dhe me dashuri e zemër jemi munduar të ndihmojmë ku kemi mundur. Faleminderit të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Diasporë që edhe njëherë dëshmuan që kur bashkohemi në emër të dashurisë mund të marrim në dore fatet e kombit e të bëjmë diferencën. Është dëshmia se ENDE KA SHPRESE ë Paqe e dashuri për të gjithë ju”, ka shkruar në këtë postim këngëtarja.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres. Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar. Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591 Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht. Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi. Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur. Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen. Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE ë Paqe e dashuri per te gjithe ju ë Muaj te mbare te gjitheveë

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

(Kosova Sot Online)