Edhe Ardiani u ndihmon të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

  • 03 December 2019 - 14:01
Edhe Ardiani u ndihmon të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Shumë artistë nga Kosova janë solidarizuar me të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Një numër i madh i tyre kanë ndihmuar në forma të ndryshme, si me ushqime e veshmbathje, ashtu edhe me të holla.

Në mesin e artistëve që kanë dhuruar ndihma për Shqipërinë është edhe Ardian Bujupi, i cili së fundi ka udhëtuar atje.

Këngëtari ka ndarë me ndjekësit disa video në rrjete sociale, ku shihet teksa po vizitonte disa familje, që po qëndrojnë në tenda.

Ai po ua dërgon disa ndihma, ndërsa qytetarët po e falënderonin pafund për këtë veprim.

(Kosova Sot Online)