Në gjendje të mjerueshme e moshuara shpërthen në lot në prani të Ardian Bujupit

  • 04 December 2019 - 11:58
Në gjendje të mjerueshme e moshuara shpërthen në lot në prani të  Ardian Bujupit

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ditën që ndodhi tërmeti shkatërrues në Shqipëri, shprehu ngushëllime për familjet që humbën të afërmit e tyre.

Ai tregoi se për fat të keq nuk mund të vizitojë vendin tonë për shkak të turneut muzikor, megjithatë kur ka parë se situate ishte më keq nga sa pritej, Ardiani është nisur për në Shqipëri.

Së bashku me Bes Kallakun ai ka shkuar në Bubq ku ka takuar disa nga familjet e prekura dhe ka shpërndarë ndihma mentare.

“Padyshim që ia vlejti të vi ne shqiperi për të parë se çfarë kishte bërë tërmeti edhe me ndihmën e miqve dhe familjes time për të mbështetur të paktën disa familje. Na jena njo!”- shkruan Bujupi.

(Kosova Sot Online)