Bebe Rexha në listën e artisteve më të dëgjuara të këtij viti

  • 04 December 2019 - 12:56
Bebe Rexha në listën e artisteve më të dëgjuara të këtij viti

Bebe Rexha ka shënuar një sukses të ri.

Platforma “Spotify” ka publikuar listat vjetore të artistëve më të dëgjuar të vitit.

Në kategorinë e femrave, e para është renditur Ariana Garande me “Thank u next”, ndërsa pjesë e kësaj tabele është edhe Bebe Rexha.

Ajo është renditur e 15-ta, ndërsa i është gëzuar këtij fakti, pasi lista ishte shumë e ngushtë mes artistëve.

Kurse, sa i përket artistëve më të dëgjuar të dekadës, këtë epitet e morën Drake dhe Ed Sheeran.

(Kosova Sot Online)