Aktorja e njohur turke jep lajmin e bukur, shtatzënë në moshën 40-vjeçare

  • 04 dhjetor 2019 - 13:48
Aktorja e njohur turke jep lajmin e bukur, shtatzënë në moshën 40-vjeçare

Aktorja e njohur turke, Feride Çetin, është në pritje të ëmbël.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur ajo, teksa ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur në ‘Instagram’.

Aktorja 40-vjeçare është mjaft e lumtur, por nuk e ka zbuluar gjininë e bebit. Ajo kurorëzoi dy muaj më parë me martesë dashurinë e saj me skenaristin, Murat Ozer.

Kujtojmë që Feride është e njohur për rolin e saj si Zehra, mamaja e Rejanit, tek seriali ‘Hercai’.

(Kosova Sot Online)