Rita Ora po i ndihmon Shqipërisë edhe në këtë formë

  • 04 December 2019 - 14:51
Rita Ora po i ndihmon Shqipërisë edhe në këtë formë

Rita Ora është një nga artistet shqiptare që ka dhënë kontributin e saj në ndihmë të Shqipërisë.

Rita Ora, ditë më parë njoftoi publikun se do ta ndërtojë shtëpinë për një familje të prekur nga tërmeti në Shqipëri. 

Madje, ajo ka bërë thirrje tek të gjithë që kanë mundësinë të ndihmojnë banorët e Shqipërisë.

Por, kjo nuk është e tëra, këngëtarja ka vendosur në profilin e saj në Instagram tek të dhënat, linkun e fondacionit të Qeverisë së Shqipërisë, të hapur veçanërisht për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Ajo bën thirrje të dhurojnë donacione, ndërsa vendosi pranë linkut edhe një figurë të flamurit kombëtar shqiptar.

Image

(Kosova Sot Online)