Eneda Tarifa me këngën 'Ma zgjatë dorën', pretendentja për ta fituar 'Këngën Magjike' 2019

  • 05 December 2019 - 23:40
Eneda Tarifa me këngën 'Ma zgjatë dorën', pretendentja  për ta fituar 'Këngën Magjike' 2019

Në natën e dytë të festivalit "Kënga Magjike", u prezantua këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa, ku edhe njëherë 100% live shkëlqeu me interpretimin e këngës "Ma zgjatë dorën", projekt ky absolut pretendent për ta fituar Festivalin e "Këngës Magjike" 2019, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ditë më parë lidhur me këtë projekt, këngëtarja ka deklaruar se e ka dashuruar që në notën e parë, e të cilën me përkushtim e ka punuar  Flori Mumajesi.

Një projekt i punuar me ndjenjë dhe përkushtim nga Flori, të cilin ma besoi e të cilin e dashurova që në notën e parë. E zgjata dorën për ta kënduar e për ta shtënë në djepin e shpirtit tim, për t’ja u dhuruar pa kushte... sepse dashuria kështu e do, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se Nata finale e Këngës Magjike do të mbahet këtë të shtunë

(Kosova Sot Online)