Aktori i ‘Ironia e fatit’ paska bërë thirrje që Shqipëria të ndihmohet pas tërmetit

  • 07 December 2019 - 11:06
Aktori i ‘Ironia e fatit’ paska bërë thirrje që Shqipëria të ndihmohet pas tërmetit

“Ironia e fatit” është një nga serialet turke që po transmetohet.

Në këtë seri një nga rolët kryesore e ka aktori Alperen Duymaz, i cili njihet me rolin e ‘Keremit’.

E pikërisht është Alperen ai i cili ka bërë thirrje që të ndihmohet Shqipëria pas tërmetit.

Duke e shpërndarë videon e Nik Xhelilaj të cilin e ka mik, ai tha se duhet ndihmuar shqiptarët për ta kaluar këtë tmerr.

Për këtë veprim, në emër të shqiptarëve Niku është mjaft falënderues ndaj Alperen.

(Kosova Sot Online)