“E pive jetën me një kupë”, Dojna Mema humb njeriun e saj më të dashur

  • 09 December 2019 - 10:50
“E pive jetën me një kupë”, Dojna Mema humb njeriun e saj më të dashur

Moderatorja e njohur, Dojna Mema ka dhënë lajmin e hidhur se babai i saj është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

“Nuk le asnjë sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë. Për ata që e njohën Bujarin e Interpolit, ky është babi i familjes. Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, ka shkruar Dojna krah videos ku shfaqet pranë të atit në momentet më të bukura të tyre. Me siguri ky është një nga momentet më të vështira për moderatoren, pasi ka humbur një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj.

Në postim nuk kanë munguar ngushëllimet e sinqerta nga të gjithë miqtë dhe të afërmit e Memës, të cilët i kanë dhënë forcë në një moment kaq delikat sa ky i sotmi.

(Kosova Sot Online)