Sërish beqar! Babai i motrave Hadid ndahet nga e dashura 32 vite më e re, zbulohet shkaku

  • 09 December 2019 - 14:31
Sërish beqar! Babai i motrave Hadid ndahet nga e dashura 32 vite më e re, zbulohet shkaku

Mohamed Hadid, babai, i motrave Hadid është sërish beqar.

71-vjeçari është ndarë nga e dashura e tij 32 vite më e re, Shiva Safai.

Mediat e huaja shkruajnë se ata kanë rreth 1 vit që janë ndarë, por kishin preferuar të mos e bënin publike.

Thuhet se ata i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre për shkak se nuk po binin dakord për vazhdimësinë.

Shiva kërkonte një fëmijë tjetër, ndërsa Mohamed nuk binte dakord pasi ai ka 5 fëmijë.

Megjithatë, sipas mediave të huaja shkak i ndarjes është bërë tradhtia.

Mohamed thuhet se e ka tradhtuar Shiva-n me modelen 25-vjeçare, Justyna Monde.

(Kosova Sot Online)