Këta janë artistët më të paguar në botë gjatë vitit 2019

  • 10 December 2019 - 09:05
Këta janë artistët më të paguar në botë gjatë vitit 2019

Forbes ka publikuar listën e artistëve më të paguar në botë për vitin 2019

Edhe këtë vit Taylor Swift dhe Kanye West janë në një konkurrencë të ashpër me njëri-tjetrin për titullin e artistit më të paguar në botë.

Këtë vit është këngëtarja, Taylor Swift e cila qëndron në krye të listë me 185 milionë dollarë falë një marrëveshje të re, miratimesh dhe përfundimit të turneut të saj më të fundit.

Në vendin e dytë është reperi i suksesshëm Kanye West, me 150 milionë USD.

Ed Sheeran dhe The Eagles bien përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt, duke fituar 110 milionë USD dhe 100 milionë dollarë USD.

Më pas qëndron Elton John, duke mbledhur 84 milionë dollarë gjatë turneut të tij.

Ndërsa çifti i njohur Jay-Z dhe Beyonce në vendin e gjashtë përkatësisht në të shtatin.

Më poshtë dhjetë artistët më të paguar sipas Forbes për vitin 2019:

1. Taylor Swift (185 milionë dollarë)

2. Kanye West (150 milionë dollarë)

3. Ed Sheeran (110 milionë dollarë)

4. The Eagles (100 milionë dollarë)

5. Elton John (84 milionë dollarë)

6. Jay Z (81 milionë dollarë)

7. Beyonce (81 milionë dollarë)

8. Drake (75 milionë dollarë)

9. Diddy (70 milionë dollarë)

10. Metallica (68. 5 milionë dollarë)

(Kosova Sot Online)