Flet Timberlake: Ah ç’të bën gruaja!

  • 11 December 2019 - 13:12
Flet Timberlake: Ah ç’të bën gruaja!

Javën e kaluar Justin Timberlake dhe Jessica Biel, u kthyen në qendër të mediave.

Shkak u bënë disa foto që bënë xhiron e internetit dhe në to shfaqej Justin dhe kolegia e tij Alisha Wainwrigh, në momente thuajse romantike.

Ata u panë të kapur përdore, ndërkohë që Justin nuk mbante as unazën e martesës në gisht.

Pas kësaj Justin i kërkoi falje publike bashkëshortes së tij duke i treguar se pas fotove nuk fshihet asgjë serioze.

Image

“Unë mundohem të qëndroj sa më larg thashethemeve, por për hir të familjes time e ndjej të nevojshme të flas rreth disa lajmeve që kanë lënduar njerëzit e mi të dashur. Pak javë më parë u gjykova shumë, por më lejoni të jem i qartë… Asgjë nuk ndodhi mes meje dhe koleges sime. E teprova me pijen atë natë dhe jam penduar për sjelljen time. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje familjes dhe bashkëshortes sime të mrekullueshme që i kam vendosur në një situatë kaq të sikletshme. Jam fokusuar në të qenit babai dhe bashkëshorti më i mirë. Jam krenar që jam pjesë e ‘Palmer’ (filmi ku ai luan me Alisha Wainëright), jam i lumtur të vazhdoj të punoj aty dhe mezi pres që njerëzit ta shohin”, -shkroi Timberlakenë Instagram.

Gjesti i tij u vlerësua nga të gjithë, megjithatë duket se Justin nuk e ka pasur me shumë qejf t’i shkruajë ato fjalë.

Sipas një burimi për “Us Weekly”, ka qenë Jessica ajo që e ka detyruar Justin-in të kërkojë falje publike në Instagram, pasi ndihej në siklet nga veprimet e tij.

Tani ata janë duke u mundua të shpëtojnë martesën e tyre, por Jessica e ka të vështirë të përtypë këtë veprim të këngëtarit.

Image

(Kosova Sot Online)