Remzia&Nexhati sjellin super hitin 'Falma'

  • 12 December 2019 - 20:58
Remzia&Nexhati sjellin super hitin 'Falma'

Për nder të festave të fundvitit, këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Remzie Osmani së bashku me të vëllanë Nexhat Osmani, poashtu këngëtar i njohur, kanë vendosur ta sjellin një këngë të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Falma", mban titullin kënga më e re e dyshes, traileri i së cilës, është publikuar sot.

Gjersa premiera, zyrtarisht pritet të lansohet nesër në ora 15:00.

Pra siç e lexuat, Remzia e Nexhati po vijnë me një super hit, e ju filloni t'bëheni gati nga tani.

 

(Kosova Sot Online)