Vdes këngëtari kosovar

  • 13 dhjetor 2019 - 10:39
Vdes këngëtari kosovar

Ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare këngëtari dhe tekstshkruesi, Irfan Blakçori.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur në Facebook miqtë e tij.

Blakçori bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante.

Ndër këngët e tij më të njohura të tij ishin “Zogu i plagosur”, “Antigona”, e shumë të tjera.

(Kosova Sot Online)