Jeta private e Rihannës në një dokumentar; Projekti u shit në Amazon për 25 milion dollarë!

  • 13 dhjetor 2019 - 13:04
Jeta private e Rihannës në një dokumentar; Projekti u shit në Amazon për 25 milion dollarë!

Një dokumentar rreth jetës së këngëtares Rihanna sapo është shitur në Amazon për 25 milion dollarë.

Dokumentari i ri, i cili do të drejtohet nga Peter Berg (Battleship), raportohet se ka qenë në punë për disa vjet.

Por sipas The Hollywood Reporter, projekti sapo u shit së fundmi në Amazon për 25 milion dollarë.

E njëjta shumë u pagua nga Apple TV + javën e kaluar për një dokumentar në lidhje me BillieWillish.

“Me qasje të pashembullt në jetën e këngëtares dhe më shumë se 1.200 orë regjistrim, doktumentari ofron njohuri private mbi personalitetin e Rihanna-s, sensin e humorit, etikën e punës, familjen dhe dashurinë”; raportoi Hollywood Reporter.

(Kosova Sot Online)