Po ju a mund ta gjeni Butrint Imerin në këtë foto? Këngëtari ndan një nga pamjet më të veçanta me shokët e klasës

  • 14 December 2019 - 11:55
Po ju a mund ta gjeni Butrint Imerin në këtë foto? Këngëtari ndan një nga pamjet më të veçanta me shokët e klasës

Me anë të një fotoje të shkëputur nga fëmijëria e tij, këngëtari i dashur u publikut shqiptar, Butrint Imeri ka zbuluar orën se kur do të publikohet projekti më i fundit muzikor i tij me titull ‘M’ke rrejt’. “Gjeni personazhin në foto. Nesër në orën 19:00 ‘M’ke rrejt”, ka shkruar artisti krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

Në të dallohet Butrinti në moshë të vogël së bashku me të gjithë shokët dhe shoqet e klasës. Ajo çfarë bie tjetër në sy është veshja e tij dhe qëndrimi prej një djali të shkathët në foto.

Imeri ka ndarë rrallëherë me fansat e tij momente si këto. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë i pyetur nga ndjekësit se cili është tipari që nuk e duron dot tek çdo njeri, ai pohoi gënjeshtra, duke kënduar dhe një pjesë të projektit të tij më të fundit, i cili do të publikohet nesër.

(Kosova Sot Online)