Afrona ndryshon krejtësisht pamje, ngjyros flokët me ngjyrë të gjelbër

  • 16 December 2019 - 11:43
Afrona ndryshon krejtësisht pamje, ngjyros flokët me ngjyrë të gjelbër

Viteve të fundit, është një prej emrave më të komentura në showbizin shqiptar, shkruan “Kosova Sot Online”.

Afrona Dika, që nga momenti kur është bërë e famshme, komentohet për çdo gjë që ajo bënë ne jetën e saj personale dhe profesionale.

Dika njihet për bukurinë e saj, sidomos atë natyrale.

Së fundi, Afrona ka publikuar një imazh në “Instagram”, ku është shfaqur krejtësisht ndryshe për dallim prej herave të tjera.

Këtë here, si duket Afrona ka vendosur të ndryshoj pamje, duke ndryshuar ngjyrën e flokëve nga e bardha në të gjelbër.

Ky ndryshim i Afronës, është mirëpritur dhe i ka pëlqyer mjaft shumë edhe personave që kanë komentuar në Instagramin e saj, rreth ndryshimit të pamjes së saj.

Pa dyshim, që edhe me këtë ndryshim Afrona po duket mjaft e bukur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Make-up by: @lauraobrinja Brows: @house_of_brows_

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

(Kosova Sot Online)