Zbulohet koreografia me motive popullore e Elvana Gjatës në Festivalin e Këngës në RTSH

  • 16 December 2019 - 13:24
Zbulohet koreografia me motive popullore e Elvana Gjatës në Festivalin e Këngës në RTSH

Disa ditë më parë u publikuan në kanalin Youtube  të gjitha këngët pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit të ‘RTSH-së’.

Një prej projekteve muzikore më të pëlqyera ka qenë ajo nga këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Elvana Gjata, me titull ‘Me tana’. 

Dhe siç duket Elvana ka përgatitur dhe një tjetër suprizë për natën kur ajo do të performoje dhe është koreografia.

Këtë e ka zbuluar sot gazetari Eni Shehu i cili ka shkuar për të bërë një reportazh mbi performancën e këngëtares, që do të marrë pjesë në festival për herë të parë.

Në videon e publikuar në Instagram, ai shihet duke dredhur shaminë e kuqe bashkë me Elvana Gjatën, e cila është veshur mjaft sportive.

Me sa duket, koreografia e Elvanës do të jetë një kërcim me elemente popullore, nisur edhe nga kënga rimtike që ia lejon një gjë të tillë!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Dancing into monday like ë #festivalweek @aperi_fest sonte ora 19.00 @rtsh.official #Fest58 @elvanagjataaaa

A post shared by Eni Shehu (@enishehuiam) on

(Kosova Sot Online)