Një bionde me plotë stil, ja si duket sot “Zhadja”

  • 16 December 2019 - 14:40
Një bionde me plotë stil, ja si duket sot “Zhadja”

Emri “Zhade” do të mbetet gjatë në kujtesën e secilit.

Seriali brazilian “El Clone”, ka qenë një nga serialet më të ndjekura në trojet shqiptare. Madje “dashuria” për këtë serial pati shkuar aq larg saqë u patën krijuar edhe produkte ushqimore më fotografitë e tyre.

Ka shumë vite që ky serial ka mbaruar, dhe kasti i këtij projekti kanë vazhduar me seriale tjera.

Por aktorja Giovanna Antonelli, e njohur si Zhadja pati fituar simpati të madhe të shqiptarëve. Ajo sot është 43 vjeçare dhe vazhdon të jetë në formë.

(Kosova Sot Online)