Klea: Gëzuar ditëlindjen jeta ime e shtrenjtë, jam me fat që të kam

  • 17 December 2019 - 12:40
Klea: Gëzuar ditëlindjen jeta ime e shtrenjtë, jam me fat që të kam

Janë një prej çifteve më simpatike të showbizit shqiptar, shkruan “Kosova Sot Online”.

Klea Huta dhe Elgit Doda, si duket kanë lindur pikërisht për njërin tjetrin dhe shkojnë mjaft shumë si çift.

Në ditën e djeshme Elgit Doda ka festuar ditëlindjen.

E në këtë ditë, nuk ka munguar as urimi i partneres së tij, Klea.

Bukuroshja shqiptare, ja ka uruar ditëlindjen Elgitit me fjalët më të ëmbla dhe më të ndjera.

Klea, i ka dedikuar fjalët më të bukura të dashurisë, duke ia shprehur se sa me fat dhe falënderuese që është pranë tij.

“Gëzuar ditëlindjen jeta ime e shtrenjtë. Do jetoja gjithë jetën për ata sy. Falënderoj zotin për çdo ditë që më fal me ty. Jam me fat që të kam”, ka shkruar Klea, sipër fotografisë të shfaqur bashkë me Elgitin.

(Kosova Sot Online)