Elvana Gjata bëhet gati për Festivalin e RTSH-së

  • 17 December 2019 - 17:24
Elvana Gjata bëhet gati për Festivalin e RTSH-së

Në mesin e 20 artistëve që do marrin pjesë në edicionin e 58-të, të festivalit të Këngës në Rtsh, do jetë edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi nga provat, teksa me këngën "Tana" ajo është njëra nga pretendentet për ta fituar festivalin.

Pallati i Kongreseve në Tiranë do të presë 20 këngëtarët pjesëmarrës për të performuar në datat 19 dhe 20 dhjetor.

Derisa më 22 dhjetor do të mbahet finalja e cila vulos fituesin  që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2020.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

19 Dhjetor. “ME TANA”

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

(Kosova Sot Online)