Besa ndërmerr një nismë për t’i gëzuar fëmijët e prekur nga tërmeti

  • 18 December 2019 - 14:28
Besa ndërmerr një nismë për t’i gëzuar fëmijët e prekur nga tërmeti

Është një prej këngëtareve më të mira në tregun muzikor shqiptar, shkruan “Kosova Sot Online”.

Besa Kokëdhima, shquhet për talentin dhe zërin e saj unik që ka.

E së fundi, në prag të festave të fundvitit, bukuroshja shqiptare ka bërë një ftesë përmes një video në rrjetin e saj social “Instagram”.

Besa, përmes kësaj video i bënë thirrje qytetarëve për të dhuruar nga një lodër për fëmijët e prekur nga tërmeti.

Këngëtarja ka ftuar qytetarët që më datën 21 dhe 22 të këtij muaji, duke filluar nga ora 09:00 deri më 21:00, të shkojnë tek holli i ArtTurbina, që të kontribuojnë në dhurimin e lodrave për fëmijët.

“Dhuro një lodër këtë fundvit për fëmijët e prekur nga tërmeti, fëmijët e shtëpisë së fëmijës, fëmijët më pak fatlum. Datat 21-22 Dhjetor, Holli i ArtTurbina 09.00-21.00”, shkruan Besa.

Pa dyshim, që në këtë video Besa po duket fantastike dhe shumë e ëmbël si gjithmonë.

(Kosova Sot Online)