Pas babait, Big Mama humb një tjetër person shumë të dashur

  • 19 dhjetor 2019 - 11:32
Pas babait, Big Mama humb një tjetër person shumë të dashur

3 muaj më parë, Big Mama, njoftoi se ishte ndarê nga jeta, një nga personat më të shtrenjtë për të. Ajo humbi babain pas një lufte me një sëmundje të rëndë. Por teksa dhimbja për të është akoma e freskët, Big Mama ka njoftuar se ka humbur edhe xhaxhain e saj.

Në foton e publikuar krah tij, ajo shkruan se e ka dashur njësoj si babain ndaj dhimbja për të është e madhe. Ajo çka bie në sy po ashtu është edhe ngjashmëria e madhe që këngëtarja kishte me xhaxhain e saj.

(Kosova Sot Online)