“Karma” e Melinda Ademit arrin një milion shikime në YouTube

  • 19 December 2019 - 12:41
“Karma” e Melinda Ademit arrin një milion shikime në YouTube

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, të dielën (15 dhjetor), lansoi video projektin e ri muzikor.

“Karma” mban titullin një tjetër hit i saj, i cili tashmë veçse ka filluar të jetë në qendër të vëmendjes dhe shumë i pëlqyer nga publiku.

Kjo dëshmohet edhe me milionëshin e parë që ka grumbulluar në platformën YouTube, për vetëm katër ditë.

Këtij suksesi i është gëzuar edhe vet këngëtarja, ndërsa ka postuar një fotografi nga xhirimet e klipit në Instagram.

“Karma një milion shikime në YouTube. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Ademi krahas imazhit, në të cilin vjen në top formë duke pozuar nga vaska.

Melinda përndryshe edhe këtë vit ka qenë në fokus të mediave dhe shumë e angazhuar në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Karma 1 Million Youtube Views ëFaleminderit krejtve ë

A post shared by MELINDA (@melindaademi) on

(Kosova Sot Online)