Nuk e keni parë asnjëherë, ky është ish-burri i Albërije Hadërgjonajt

  • 19 December 2019 - 14:04
Nuk e keni parë asnjëherë, ky është ish-burri i Albërije Hadërgjonajt

Albërije Hadërgjonaj është një nga femrat më të komentuara, sidomos për dukjen e saj e cila sa më shumë që po mbush vite aq më shumë po duket e re. Këngëtarja është komentuar shumë për jetën e saj private dhe për të cilën ajo është shumë e hapur, dhe e cila tashmë e disa vite është beqare.

Mirëpo ish-burri i saj për të cilin Albërie nuk flet shumë quhet Mentor Hadërgjonaj dhe është babai i dy vajzave të këngëtares, Agnesës dhe Anxhelinës. Ajo u martua me Mentorin kur kishte vetëm 16 vjet.

Dyshja pas shumë problemeve që patën dhe pasi që ish- burri i saj kreu 7 vite burg nën akuzën e përfshirjes në afera kriminale, u ndanë në vitin 2007.

Por një gjë tjetër që u vu re shumë është edhe emri i tij. Të gjithë i drejtohen me emrin Mentor Hadërgjonaj, por sipas dokumenteve të prokurorisë emri i tij është i shkruar si Xhevdet Hadërgjonaj.

Tani ajo është duke jetuar në Amerikë, dhe sipas saj ajo është ende beqare.

Image

(Kosova Sot Online)