Nora Istrefi i këndon tradhtisë, por ja si reagon Robert Berisha

  • 20 December 2019 - 21:13
Nora Istrefi i këndon tradhtisë, por ja si reagon Robert Berisha

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka publikuar sot këngën më të re me titull, “Anna”. Në këtë projekt ajo vjen  në bashkëpunim me reperin e njohur, Gjiko.

“Anna” është pikërisht vajza që në këngë përpiqet t’i marrë partnerin Norës. “O Anna dashninë tem ti mos e merr, e di që mundesh po s’është ‘fair’ (e drejtë)”, këndon Nora.

E teksa kënga është pritur mjaft mirë nga fansat e dy këngëtarëve, një reagim ka ardhur edhe nga ish-bashkëshorti i Norës, Robert Berisha.

Ky i fundit e ka publikuar këngën në “Instastory”, duke treguar kështu publikisht mbështetjen që i jep vazhdimisht ish-partnerës së tij. 

Ndërkohë kujtojmë se ishte vetë këngëtari që njoftoi përmes një postimi në “Instagram” se ai dhe Nora i kishin dhënë fund martesës së tyre disavjeçare. Roberti shprehej se do kishte gjithmonë respekt për Istrefin, pasi ishte nëna e vajzës së tyre, Renee.

Madje në intervistat e dhëna pas ndarjes që bëri bujë menjëherë, këngëtari i njohur, ka lënë të kuptohet se mund të ketë një ribashkim të tyre. Por kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

Image

(Kosova Sot Online)