“Artist nuk bëhesh nga një çmim”, Stresi ka diçka për të thënë pasi mbeti jashtë listës së finalistëve

  • 21 December 2019 - 12:14
“Artist nuk bëhesh nga një çmim”, Stresi ka diçka për të thënë pasi mbeti jashtë listës së finalistëve

Stresi ka disa fjalë pasi përfundoi garën në “Festivalin e Këngës”.

Stresi garoi në edicionin e 58-të të “Festivalit të Këngës” me një duet me Eli Farën.

Por, fatkeqësisht dy artistët nuk arritën të hyjnë në listën e finalistëve.

Pas publikimit të emrave finalistë, Stresi përmes një postimi ka falënderuar publikun për mbështetjen dhe iu uroi sukses finalistëve.

“Ju falenderoj perzemersisht te gjitheve qe na suportuat ???????????? Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët … Urime Te gjithe finalisteve e meritonit @elifaramari Mos U merzit ne kemi publikun me vete ska me finale se kjo . Mbi gjitha ishte privilegj te punoje me ty @veragrabocka. Artist Nuk Behesh nga nje Çmim ne jemi ne shpirt te tille ????????????????”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)