"Pupu Robert Berisha kandidat për të fituar", ja si i kthehet këngëtari komentueses

  • 21 December 2019 - 12:38

Mbrëmjen e djeshme janë shpallur 12 finalistët që do të ngjiten në skenën e Pallatin të Kongreseve finalen e madhe të së dielës, me datë 22 Dhjetor.

Emrat e përzgjedhur janë:

Tiri Gjoci, Gena, Olta Boka, Albërie Hadërgjonaj, Robert Berisha,  Elvana Gjata, Arilena Ara, Sara Bajraktari, Kamela Islamaj, Era Rusi, Valon Shehu dhe Bojken Lako.

Përveç komenteve pozitive nga publiku kishte dhe nga ata që kanë shprehur pakënaqësitë në lidhje me emrat e kualifikuar për në natën finale.

Një komentuese është shprehur:

'Pupupu rroftë ‘meritokracia’. Kandidat për të fituar Robert Berisha dhe Genta.

Po ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga Roberti i cili i ka shkruar me humor ndjekëses:

“Pse nuk të ftuan në juri ty eksperte e muzikës? Ik futja gjumë e ha mollë se ti qenke shpirt si mbiemri yt (Ziu). Pupupupupu”.

(Kosova Sot Online)