Elvana nuk fitoi çmimin e parë por motra e saj ka dy fjalë për këngëtaren

  • 23 December 2019 - 13:13
Elvana nuk fitoi çmimin e parë por motra e saj ka dy fjalë për këngëtaren

Elvana Gjata u rendit në treshen më të mirë të Festivalit të Këngës, duke rrëmbyer çmimi e dytë pas Arilena Arës.

Këngëtarja ishte përfolur si fituesja e edicionit të 58 të festivalit dhe fitorja e Arilenës duket se ishte një surprizë dhe për vetë Elvanën.

Por pas shpalljes së fituesit, motra e Elvanës, Migena ka reaguar me një postim në Instagram ku shkruan se ajo fitoi zemrat e publikut për 15 vite.

“Ti fitove publikun, ti fitove zemrat e njerëzve, siç ke bërë gjithmonë, të paktën për këto 15 vitet e fundit”, shkruan Migena.

(Kosova Sot Online)