Diva Adelina Ismaili: Arilena nuk do të na zhgënjejë

  • 23 December 2019 - 20:02
Diva Adelina Ismaili: Arilena nuk do të na zhgënjejë

Fitorja e këngëtares Arilena Ara në Fest'58, me këngën "Shaj" ka ngjallur shumë reagime pro dhe kundër shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Image


Disa ishin që të fitonte ajo, e ca të tjerë ishin që çmimin e meritonte Elvana Gjata!

Image


Por përmes një shkrimi të titulluar "Ndaluni për hir të artit", diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili e potencon qartazi pse Arilena është pikërisht këngëtarja e duhur që e meritonte fitoren dhe do ta përfaqësojë Shqipërinë denjësisht në Eurovision.

Image


"Arilena nuk do të na zhgënjejë.Zhgënjimi jeni ju që shuani yje ende pa lindur.Dhe e bëni për pak, shumë pak para.
Elvana, Albërija, Gena i kanë të gjitha.Fitoret, kupat, ndoshta edhe paratë, karrierat familjet e lumtura..., ka shkruar ndër të tjera Adelina.

“Ku është ajo Shqipëria që dikur kishte çmuar artin mbi të gjitha? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They Don’t Care About Us”. E admirova sepse për herë të parë pas shumë kohe po shihja një shqiptare që po shkatërronte skenën dhe mua me energjinë. Nuk i kishte buzët e fryra. Nuk tërhiqte zvarrë pas vetës shërbëtorë të mjerë që paguhen me byrek, as nga Kosova dhe as nga Maqedonia”, ka shkruar Adelina në fillim të këtij komenti.

Tutje, diva kosovare ka shkruar se prezantuesja Alketa Vejsiu i ka mbetur borxh Arilenës.

“Arilena ka më shumë sukses ndërkombëtare sesa gjysma e banorëve të shoëbizznesit të Kosovës dhe Shqipërisë bashkë. Është faji i jonë nëse nuk e njohim. Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshat për gazetarë e rrobaqepësa, jo mafia e politikanët, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash e sponsorësh dhëmbë palarë”, ka shkruar tutje Adelina.


E shkrimin e plotë, mund ta lexoni në fotografitë në vijim...

Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)

Image