Rebelet bëhen sërish bashkë: Diçka po ‘kurdisin’

  • 24 December 2019 - 08:24
Rebelet bëhen sërish bashkë: Diçka po ‘kurdisin’

Telenovela e ‘Rebelde’ është transmetuar në Shqipëri dhe Kosovë  dhe në atë kohë ka thyer rekorde shikueshmërie.

Të gjithë të rinjtë ishin fiksuar pas saj, madje shpesh imitonin veprimet e aktorëve.

Në vitin 2008 të gjithë dëshironin të jetonin në kolegj, pasi e mendonin jetën po aq të bukur sa shfaqej në telenovelë.

Aktorët më kryesorë të ‘Rebelde’ ishin: ‘Roberta’, ‘Diego’, ‘Migel’, ‘Mia’, ‘Lupita’ dhe ‘Xhonavi’. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe jetët e tyre kanë marrë drejtime të ndryshme.

Disa prej tyre kanë hequr dorë edhe nga karriera muzikore, për të ndjekur ëndrra të tjera. Megjithatë, pasioni për muzikën duket se i ka bërë sërish bashkë. Anëtarët e grupit janë takuar sërish dhe mesa duket po kurdisin diçka.

Ata kanë publikuar në Instagram foto ku shfaqen bashkë dhe në të shkruajnë: “Përgjithmonë”.

(Kosova Sot Online)