Mozzik paralajmëron këngën e re në gjuhën gjermane

  • 24 December 2019 - 11:21
Mozzik paralajmëron këngën e re në gjuhën gjermane

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, muaj më parë është kthyer në vendlindjen e tij, Ferizaj, ndërsa nuk po ndalet së punuari në projekte të reja. 

Përderisa ditë më parë lansoi “Zemër”, ai tashmë është në përgatitje të një tjetër këngë të re.

Reperi mbrëmë vonë hyri në rrjetin social, Instagram, për të ndarë pak nga kënga e tij e re e cila është komplet në gjuhën gjermane dhe flet për një ‘lamtumirë’.

“Kënga ime e parë tërësisht në gjuhën gjermane”, është përshkrimi që ia ka vënë videos, në të cilën ka etiketuar RZON – producentin me të cilin po punon kohëve të fundit.

Ndërkohë, 24-vjeçari pranoi komente të shumta nga fansat në Zvicër dhe Gjermani pasi jetoi një kohë të gjatë atje me ish-bashkëshorten Loredanën.

(Kosova Sot Online)