Me fustanin e shkurtër, ish-modelja ekspozoi edhe tatuazhet e saj

  • 24 December 2019 - 16:38
Me fustanin e shkurtër, ish-modelja ekspozoi edhe tatuazhet e saj

Ajo ka pasur një 2019 të vështirë, pasi u dha një vendim falimentimi. Por pavarësisht kësaj, Katie Price, e ndjen mëse miri atmosferën e festave të fundvitit.

Të hënën ajo është fotografuar me një veshje të guximshme. 41-vjeçarja është shfaqur me një fustan shumë të shkurtër të argjendtë me një palë çizme që shkëlqenin.

Me fustanin e shkurtër paksa ekstravagant, ish-modelja ekspozoi edhe tatuazhet e saj të shumta dhe të mëdha.

Dikur ylli posedonte një pasuri prej 45 milionë dollarë, por thuhet se e ka shpenzuar atë me trajtime bukurie apo me pushime të shtrenjta jashtë vendit. Madje thuhet se Katie është në rrezik që të humbasë residencën e saj prej 2 milionë dollarë, për shkak të deklarimit të falimentimit.

Image

(Kosova Sot Online)